Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent në lidhje me paralajmërimet e lëshuara nga autoritetet japoneze për tsunami në disa rajone të vendit pas një tërmeti 8.8 ballë në Rusinë Lindore.
Në deklaratën zyrtare, Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin me vëmendje informacionet dhe udhëzimet zyrtare të autoriteteve lokale.


