• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJALI I SAJ DYSHOHET SE VRAU 52-VJEÇAREN/ Nëna e Ilirjan Selmanit: “Nusen” e kishim pranuar, im bir s’është autori
Home
Aktualitet
Kronikë

DJALI I SAJ DYSHOHET SE VRAU 52-VJEÇAREN/ Nëna e Ilirjan Selmanit: “Nusen” e kishim pranuar, im bir s’është autori

29 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas arrestimit të Ilirjan Selmanit, i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco, ka reaguar nëna e tij, Sanie Selmani, duke mohuar përfshirjen e të birit në këtë krim.

Në një deklaratë jashtë kamerave, nëna e Ilirjanit shpreh bindjen se djali i saj është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi qytetin.

Djali im nuk mund të vriste askënd, aq më pak atë grua që e njihte mirë. Dje ai ishte kthyer nga Korça dhe, si çdo ditë tjetër, shkoi te dera e saj për t’i marrë mbeturinat, sepse ajo nuk dilte dot nga shtëpia. Nuk ka bërë ai asgjë. Nuk ka prova kundër tij.”, është shprehur Sanie Selmani.

Përkundër mosmarrëveshjeve të dikurshme për lidhjen e Ilirjanit me viktimën, nëna e tij thekson se familja e kishte pranuar marrëdhënien.

Kozeta Teco Vrasja Ne Korce

“Ne nuk ishim dakord në fillim për lidhjen, por ai e kishte pranuar siç ishte dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet. Ai nuk krijonte probleme, e njihnin të gjithë në lagje.”
Sanie  Selmani gjithashtu hedh akuza ndaj mënyrës së ndalimit të të birit nga policia, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

“Kam lexuar shumë gënjeshtra në media. Dje erdhën shumë policë, desh e mbytën kur e morën. Djali im është i sëmurë nga zemra. Duam që policia të nxjerrë të vërtetën – ai nuk është vrasësi.”

Ngjarja mbetet nën hetim dhe policia ende nuk ka dalë me një deklaratë përfundimtare mbi autorësinë. Familjarët e të dyshuarit kërkojnë drejtësi dhe një hetim të thelluar për të zbuluar të vërtetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENDERI 2.3 MILIONË EURO/ Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK. Dje Apeli i GJKKO la në fuqi pezullimin nga detyra
Previous article E PËSON KEQ EFEKTIVI I LEZHËS/ Përjashtohet nga policia! Ishte nën masë disiplinore (DETAJE)

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT