• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POLICIA NUK ERDHI”/ Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, menaxheri i hotelit: Mbërriti pronari që pati një përplasje me klientët
Home
Aktualitet
Kronikë

“POLICIA NUK ERDHI”/ Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, menaxheri i hotelit: Mbërriti pronari që pati një përplasje me klientët

28 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë të shpalosen në media të tjera dëshmi në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një prej kafeneve të hoteleve në Vlorë ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar. Një dëshmitar okular në vendngjarje ishte menaxheri i hotelit, Emanuel Hazizaj.

Ky i fundit tha për Top Channel se klientët erdhën të agravuar nga jashtë për efekt të një porosie dhe më pas situata tejkaloi në dhunë. Ai ka shtuar se në atë moment, stafi, klientët lajmëruan forcat e policisë e cila nuk mbërriti.

“Unë ndodhesha aty prezent, klientët vijë të agravuar nga jashtë për efekt të një porosie dhe më pas situata agravoi. Në atë moment, stafi, klientët lajmëruan forcat e policisë. Shpresonin që të vinin nga momenti në moment por ata nuk mundën që të vinin dot kurrë. Minutat e ardhshme arriti të vinte pronari i hotelit ku pati një përplasje me klientët, në atë moment ndodhi në rëmujë shumë e madhe”, ta menaxheri.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t’i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KUKËS/ Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit
Previous article EMRAT/ Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes në mes të Vlorës, ZBARDHET dinamika e plagosjes

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT