• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJKKO KALON PËR GJYKIM DOSJEN “REVANSHI”/ Të pandehur Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Leonard Duka dhe të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

GJKKO KALON PËR GJYKIM DOSJEN “REVANSHI”/ Të pandehur Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Leonard Duka dhe të tjerë

28 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka kaluar në gjykim në GJKKO dosja “Revanshi” aksioni për të cilën u zhvillua në maj 2024 teksa u goditën disa grupe kriminale. Konkretisht GJKKO do të gjykojë 14 të pandehurit: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli.

Sipas hetimeve, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Po ashtu Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje dhe bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës.

Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë. Gjithashtu sipas hetimebe Leonard Duka dhe Drianto Bardhi në 2020-ën akuzohen se siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin.

Nga ana tjetër, sipas hetimeve, Gjergji Cukali siguroi kushtet për vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho, siguruan kushte për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.

Njoftimi i plotë:

Në datën 28.07.2025 , pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u mor ne shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, cështja penale që u përket palëve,

PALËS KËRKUESE: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier: Përfaqësuar nga Prokurore  Znj. Lorena Salillari.

Person nën hetim: E.R, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht av. Kastriot Dyrmishi, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.

AKUZUAR : Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga 79/c i Kodit Penal

Person nën hetim : V.R, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht av. Kastriot Dyrmishi, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.

AKUZUAR: Për kryerjen e vepres penale  “ Veprime që të  pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal

Person nën hetim : Ç.D, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i  zgjedhur av. Nexhip  Dautaj , anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.

AKUZUAR : Për kryerjen e vepres penale  “ Veprime që  të pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal

OBJEKTI: Vleftësim si të ligjshëm,  të arrestit në flagrancë. Caktimin e masës “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

BAZA LIGJORE:  Nenet 228, 229, 230, 238, 251,258,259 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata bazuar në nenet 228,229,230,238,251,258,259 të Kodit të Procedurës Penale të  Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Pranimin  e kërkesave  të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

 Vleftësimin si të ligjshëm të  arrestimit në flagrancë të personit në hetim E.R.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E.R, atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

 Vleftësimin si të ligjshëm të  arrestimit në flagrancë të personit në hetim V.R.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.R atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Vleftësimin si të ligjshëm të  ndalimit   të  personit në hetim Ç.D.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Ç.D  atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  në bashkëpunim me policinë gjuqësore.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.  

U shpall në Fier më datë 28.07.2025

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA USHQIORE/ Jordania shpërndan 17 ton ushqime nga ajri në Gaza
Previous article GARA PËR BKH/ Faza e fundit e projektit mbikqyret edhe nga ICITAP, çdo kandidat pyetet brenda 45 minutave

s.autor

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT