• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALIZOHET OPERACIONI “DESTINACIONI”/ Arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALIZOHET OPERACIONI “DESTINACIONI”/ Arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

28 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Destinacioni”, duke arrestuar një 23-vjeçar që udhëtonte me armë zjarri në një taksi, në tentativë për të shmangur kontrollet e uniformave blu.

I riu, me inicialet P. Gj., banues në Lezhë, u kap në zonën e Rrugës së Dibrës, ku po udhëtonte me një mjet taksi së bashku me kushëririn e tij, 24-vjeçarin Xh. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në çantën e 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale, P. Gj. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa kushëriri i tij u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

 

Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë.Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR SHKELJE TË BARAZISË NË TENDERA/ Paraqitet në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike
Previous article VRASJA MAKABRE NË FIER/ Autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë! E përfshirë edhe nëna e 26-vjeçares

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT