• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA ME ZJARRET NË VEND/ “Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura”, Vengu nga baza e Kuçovës: 24 vatra mbeten aktive…
Home
Breaking News

SITUATA ME ZJARRET NË VEND/ “Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura”, Vengu nga baza e Kuçovës: 24 vatra mbeten aktive…

26 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi sot Qarkun e Beratit për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve në zonën e Shpiragut, si dhe për të monitoruar operacionet ajrore që zhvillohen nga baza ajrore e Kuçovës, ku janë dislokuar edhe avionët e ardhur nga vendet partnere.

Gjatë inspektimit, Vengu informoi se vendi po përballet me një nga ditët më të nxehta të verës, me temperatura që kanë arritur deri në 44-45°C, duke favorizuar përhapjen e flakëve dhe vështirësuar operacionet e shuarjes. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 vatra aktive, nga të cilat 12 janë shuar, ndërsa 24 mbeten ende aktive.

Operacionet nga ajri janë ndërprerë për shkak të errësirës, por do të rinisin në orët e para të mëngjesit,” deklaroi ministri, duke shtuar se puna në terren vazhdon pa ndërprerje me angazhimin e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetare në të gjitha bashkitë e prekura.
Tre qarqet më problematike aktualisht janë Vlora, Dibra dhe Berati, ku ndërhyrjet ajrore dhe tokësore janë përqendruar intensivisht. Në veçanti, në zonat e Shpiragut dhe Paftalit, si dhe në fshatrat Borsh, Piqeras, Selenicë, Shashicë dhe Kaninë, autoritetet janë në gatishmëri për të mbrojtur banesat, rrjetin energjetik dhe infrastrukturën urbane.

“Jemi në gatishmëri të plotë. Forcat janë në terren dhe po mbajnë nën kontroll situatën për të mos lejuar përkeqësim gjatë natës,” u shpreh Vengu

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të marrë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, si dhe forcat ajrore italiane dhe kroate që po kontribuojnë me avionët Canadair në operacionet e shuarjes së zjarreve.

“Mbështetja e partnerëve tanë ka qenë e menjëhershme dhe e pakursyer. Mekanizmi europian është aktivizuar dhe vijon të jetë në gatishmëri për të ndihmuar në çdo nevojë që lind në terren,” përfundoi Ministri i Mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË BRSH/ Rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë
Previous article U ARRATIS NGA DHOMAT E PARABURGIMIT/ / Arrestohet pas disa muajsh Nazmi Liçi, i dyshuar për disa vjedhje

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja Aktualitet

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT