• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FORBES” REKOMANDON SHQIPËRINË/ Revista rendit vendin si ideal për të jetuar lirë dhe qetë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FORBES” REKOMANDON SHQIPËRINË/ Revista rendit vendin si ideal për të jetuar lirë dhe qetë

26 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Revista prestigjioze “Forbes” e ka renditur Shqipërinë në listën e destinacioneve më tërheqëse, për amerikanët që duan të largohen nga Shtetet e Bashkuara për një jetë më të lirë dhe më të qetë.

“Forbes” e përfshinë Shqipërinë në listën e 24 vendeve më të mira për të jetuar jashtë vendit, ku janë analizuar mbi 96 destinacione në mbarë globin.

Sipas revistës amerikane vendi ynë ofron një klimë mesdhetare, plazhe mbresëlënëse, peizazhe të mrekullueshme, kosto të përballueshme jetese dhe një mënyrë jetese më të qetë dhe të relaksuar. Këto janë elementët që po tërheqin gjithnjë e më shumë amerikanë, veçanërisht pensionistë, që duan të fillojnë një jetë të re jashtë vendit.

Forbes nxjerr në pah natyrën e paprekur dhe mikëpritjen tradicionale shqiptare, një element që është kthyer në avantazh përballë vendeve të tjera më të industrializuara dhe më të kushtueshme në rajonin e Mesdheut.

Përzgjedhja është bërë mbi bazën e disa faktorëve kryesorë: kostoja e jetesës, siguria, kujdesi shëndetësor, ambienti gjuhësor, rreziku klimatik dhe, më e rëndësishmja, hapja e vendit ndaj pensionistëve amerikanë.

Përfshirja në listën e “Forbes” ngre edhe më shumë imazhin e Shqipërisë, jo vetëm për turizëm, por edhe si një vend ku shumëkush mund të ndërtojë një jetë të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ÇLIRIM DOGANIT PËR VRASJEN NË FIER/ Habiten banorët e Arapajt: E pamundur, është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë
Previous article OPERACIONI I SPAK/ Altin Dumani dhe Adnan Xholi: Grupet shqiptare me nivel të lartë sofistikimi, shtrirje në disa kontinente

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT