Një 52-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.
Policia e Shtetit sqaron se në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 56” u vu në pranga shtetasi Albano Kume nga Cërriku.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.


