• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT DHE FOTOT/ Sherr i dhunshëm mes biznesmenëve në Tiranë! Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”
Home
Breaking News

EMRAT DHE FOTOT/ Sherr i dhunshëm mes biznesmenëve në Tiranë! Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

23 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Tiranë, ku janë përfshirë dy biznesmenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën pranë kompleksit “Delijorgji”, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.

Sipas burimeve policore, autorët e dyshuar të sulmit janë Ferhat Kaja dhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Të dy dyshohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës dhe shkak dyshohet se është aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar. Kasaj është aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që të merret në pyetje nga autoritetet sapo gjendja e tij të stabilizohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I MIKROKREDIVE/ SPAK mbyll hetimet! Sekuestrohen llogari bankare me mbi 420 mln lekë dhe 1.3 mln €
Previous article KQZ "VULOS" SOT REZULTATIN E ZGJEDHJEVE NË TIRANË/ Lapaj kërkon mandatin: Lista e mbyllur u dorëhoq, t'i kalojë listës së hapur

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT