• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMET NDAJ X/ Elon Musk ka nisur një “luftë” ndaj autoriteteve franceze: Agjendë politike për kufizimin e lirisë së fjalës
Home
Teknologji

HETIMET NDAJ X/ Elon Musk ka nisur një “luftë” ndaj autoriteteve franceze: Agjendë politike për kufizimin e lirisë së fjalës

21 July, 2025 s.autor Teknologji

Platforma X, në pronësi të Elon Musk, ka sulmuar ashpër autoritetet franceze të drejtësisë, duke i akuzuar për një “hetim penal të motivuar politikisht” që, sipas saj, synon të kufizojë lirinë e shprehjes së përdoruesve. Në një deklaratë zyrtare, X mohoi të gjitha akuzat dhe tha se nuk do të bashkëpunojë me autoritetet franceze.

Hetimet paraprake, të nisura në fillim të korrikut nga prokurorët francezë, kanë për qëllim të zbulojnë nëse kompania ka manipuluar algoritmet apo ka mbledhur të dhëna personale në mënyrë të paligjshme. Në këtë kuadër, policia mund të marrë masa të tilla si kontroll elektronik, marrje në pyetje të vetë Musk apo stafit të X, apo edhe lëshim urdhrash arresti në rast mosbashkëpunimi.

Sipas platformës, kërkesat e autoriteteve përfshijnë dorëzimin e të gjitha postimeve të përdoruesve, të cilat do të analizoheshin nga studiues që, sipas X, kanë treguar më parë “qasje armiqësore” ndaj saj. Platforma e cilësoi këtë si një shkelje të rëndë të parimeve demokratike.

“Bazuar në informacionin që kemi, besojmë se kjo çështje keqinterpreton ligjin francez për të ndjekur një agjendë politike dhe për të kufizuar lirinë e fjalës”, thuhet në reagimin zyrtar të X.

Kritikat ndaj hetimit janë përqendruar edhe në faktin se çështja po trajtohet në kuadër të ligjit për krimin e organizuar, i cili i jep policisë kompetenca të zgjeruara, përfshirë mbikëqyrjen e pajisjeve personale të punonjësve të X.

Nga ana tjetër, deputeti francez Éric Bothorel, i cili akuzoi platformën për manipulim të algoritmit dhe nxitje të ndërhyrjes së huaj, mbrojti pavarësinë e drejtësisë franceze, duke shtuar se “liria e fjalës nuk mund të jetë pa kufij”.

Elon Musk, një përkrahës i njohur i presidentit amerikan Donald Trump dhe disa partive të djathta në Evropë, ka kritikuar shpesh vendet europiane për censurë dhe kufizime ndaj lirisë së shprehjes.

Ky hetim pritet të thellojë më tej përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian mbi rregullimin e përmbajtjes në internet. Ndërkohë, Komisioni Europian po zhvillon një hetim të veçantë ndaj X për shkelje të rregullave të BE-së kundër përmbajtjes së paligjshme në rrjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA ME DYER TË MBYLLURA/ Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin
Previous article TRAGJIKE/ Humb jetën pushuesi te Shkëmbi i Kavajës, çfarë dyshohet

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT