• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK PËRMBAHET/ Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz që s’kanë moral ligjor
Home
Politikë

NUK PËRMBAHET/ Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz që s’kanë moral ligjor

21 July, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i PD-së Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj sistemit të ri të drejtësisë, duke i quajtur njerëz pa moral ligjor dhe standard, teksa shigjetoi përsëri kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për të cilin tha se është i lidhur dhe mbron Tropinët e Durrësit dhe Altin Hajrin e Shijakut.

Për këtë të fundit u shpreh se i ka paguar 700 mijë euro Dumanit për rastin e mosarrestimit, teksa akuzohej në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Por Berisha u bë lëmsh përsëri edhe me emrat, ku dukej qartë demenca kronologjike dhe e identiteteve, duke ngatërruar Troplinët dhe madje një moment nuk i kujtohej as emri i gjyqtares Irena Gjoka.

“Ju e shihni pra, se cilët janë individët që përfaqësojnë sistemin e ri të drejtësisë, janë njerëz të cilët s’kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard, jam këtu për t’i denoncuar dhe do i denoncoj vazhdimisht. E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat-arrestit ndërkombëtar për…, për… Arben… për… Ndrecën (e ngatërron emrin, për Troplinin) do ketë për të pasoja, do e ndjek atë për të gjithë jetën. Sepse i dha mundësi të largohej, të fshihej, kreut të kartelit më të rrezikshëm në Europë të drogës, që ka nën kontroll të plotë dhe në funksion, të portit të Durrësit, dhe që vijon akoma të jetë në funksion, i dha mundësinë të arratisej Troplinit”, tha Berisha.

Madje ai hodhi akuza edhe ndaj kinistrit të Drejtësisë dhe kreut të SPAk, Dumani, se gjithashtu ndihmuan Altin Hajrin për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan prengës.

“Dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm, të Hajrit. Është thënë në atë kohë se Hajri i ka paguar Dumanit në atë kohë 700 mijë euro. Dhe sot për prerjen në copa-copa të trupit të Jan prengës, dënohet një kamerier dhe roje. Kurse Altin Hajri merr leje për ndërtime pallatesh shumëkatëshe dhe dërgon avokatin e tij Altin Troplini, por ne zotohemi se do e denoncojmë. Unë ua thashë, se ajo është ankuese, për atë isha aty”, vijoi kreu i PD-së.

Ai harroi për një moment edhe emrin e gjyqtares Irena Gjoka teksa pyetej disa herë nga gazetarët dhe më pas kur u kujtua tha:

“Aaa, më fal, e drejtë. Për çështjen Gjoka ka një padi nga ne, nga Adriana Kalaja, ndaj u ngatërrova, se ajo është irena me 5 mbiemra, një e ka Gjoka, se çështja ndaj saj është hapur pa emër, nga Altin Troplini. Por KLGJ-ja duhet ta shkarkonte atë për mashtrimet që ka bërë e ta çonte për ndjekje penale. Por luhet futboll, çohet nga KLGJ tek Olsi Çela dhe ky ia çon Uluziut, ky s’ka kohë se është i zënë me dy kostumet e Altin Hajrit, se si duket s’i rrinë mirë ato që i bëri. Ja shikoni ju, i thotë atij shkoni merrni mirë masën atij, Olsit, kush është Olsi, unë thashë Olsi Dado, por nuk është ai. Le të dalë Uluziu e të thotë, kush është Olsi, por ai deri sot nuk ka dalë, nuk ka thënë asgjë”, u shpreh ai.

Për mosparaqitjen e tij në gjyqin e aferës “Partizani”, Berisha tha se konsultohet me avoketërit dhe kur t’i thonë ata do të shkojë nëse do të jetë nevoja.

“Paraqitja apo mosparaqitja ime përaktohet nga avoketërit, por caktohet sipas zhvillimeve. Kjo është një seancë që paraqiten pretendimet nga avoketërit. Kemi të bëjmë me gjykatës që në mënyrë antikushtetuese, në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriyt janë në kundërshtim të plotë dhe nën kontroll të një delinkuenti si Altin Troplini. Thohet se këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse se thuhet s’ia ka zbatuar urdhrat, madje ka shkuar për t’i marrë edhe kompjuterin në zyrë. Ja kjo është, kjo s’ka të bëjë me gjykatësit në veçanti, por me drejtësinë në përgjithësi”, u shpreh kreu i selisë blu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Rama i përgjigjet komentuesit: Ishte baza e shqetësimit të qytetarëve, Tiranës i mungon drejtimi
Previous article DJEGIA E FUSHËS SË MBETJEVE TË INCENERATORIT NJË VIT MË PARË/ Prokuroria ushtron kontrolle në 14 banesa në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT