• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 8 PERSONA/ Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos. Atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 8 PERSONA/ Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos. Atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

20 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tetë persona janë arrestuar nga policia greke, si pjestarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjestarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.

Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.

Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civile të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen  edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.
Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.

 

Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë.

Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.

Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.

Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare

Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.

Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME NGA TRAGETI NË INDONEZI/ Pasagjerët hidhen në det për t’u shpëtuar flakëve. Raportohen 5 të vdekur
Previous article VENDIM I FORMËS SË PRERË/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth 100 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT