• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DUHEN PAISJE ANTIPËRGJIM”/ Dosja e SPAK: Biznesmeni Shatku kërkoi takim me ministrin e Katarit për Ilir Metën
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË DUHEN PAISJE ANTIPËRGJIM”/ Dosja e SPAK: Biznesmeni Shatku kërkoi takim me ministrin e Katarit për Ilir Metën

20 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën orientimin e ish-Presidentit.

Biznesmeni Shatku ka hyrë në bisedime me një person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, të cilit i ka kërkuar në emër të Ilir Metës, nëse ai dhe ministri i financave të Katarit janë gati për t’u takuar me Metën, mëson Ora News nga dosjet hetimore të SPAK.

Gjithashtu, biznesmeni Shatku i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje anti-përgjimi për Ilir Metën.

Referuar dosjes hetimore, Adrian Shatku, me ndërmjetësim të Ilir Metës, është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur Ilir Meta zhvillonte takim zyrtar në Marok.

Në provat e kqyrura, rezulton se Adriani i ka kërkuar Monika Kryemadhit që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.

Nga ana tjetër, Adrian Shatku ka mbajtur lidhjet midis John Moreira, drejtues ekzekutiv i ‘JPM Strategic Solution’ dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (aktualisht Partia e Lirisë), ku në të paktën dy raste është dokumentuar se ka ndërmjetësuar ardhjen në Shqipëri të John Moreira dhe dy personave të tjerë të quajtur Patrik dhe Kate.

John Moreira ka kryer takime strategjike me ministrat e LSI-së në vitin 2014, ka bërë sondazhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 për LSI-në, ndërsa Patrik dhe Kate kanë trajnuar të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës.

Shqiptarja.com ka zbuluar më herët se kompanitë në pronësi të biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, kanë përfituar me ndihmën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit leje për 2 projekte me vlerë miliona Euro në Shqipëri, atë për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike.

Gjithashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar edhe se Monika Kryemadhi ka shpenzuar 240 mijë Dollarë për veshje, bileta avioni dhe akomodime në hotele për 3 vite, përmes një karte krediti që i ishte vendosur në dispozicion nga biznesmeni Shatku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA LËSHON ALARMIN: Rusia do të godasë Ukrainën me 2 mijë dronë njëherësh, e pamundur për t’i asgjësuar të gjithë
Previous article LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Rama: Çlirim i madh jo vetëm për këmbësorët, por ka ende ngrehina që rezistojnë. Do ikin bashkë me…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT