Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.
Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi i plazhit që të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë. Kjo ka sjellë përplasje verbale dhe më pas fizike.


