• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKIFTERI NGA LEZHA MBUTRRET ME MAKINËN ME TARGA TË PERSONALIZUARA NË ANGLI/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund
Home
Aktualitet
Kronikë

SKIFTERI NGA LEZHA MBUTRRET ME MAKINËN ME TARGA TË PERSONALIZUARA NË ANGLI/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80.000 paund

19 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.

Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë. Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018. U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil. Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Sherr mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Previous article DOSJA/ 3 shkeljet e kreut të KPP, Jonaid Myzyri! Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT