• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR NË NJË NGA KLUBET MË TË NJOHURA NË PALASË/ Policia e Vlorës: Nuk pati armë zjarri…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR NË NJË NGA KLUBET MË TË NJOHURA NË PALASË/ Policia e Vlorës: Nuk pati armë zjarri…

19 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka reaguar pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale, ku shihet një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në klubin “Lollipop”, një nga lokalet më të frekuentuara në zonën bregdetare të Palasës.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të datës 19 korrik, dhe konfliktit janë përfshirë disa persona. Autoritetet theksojnë se nuk është përdorur armë zjarri dhe nuk ka persona të plagosur si pasojë direkte e sherrit.

Megjithatë, Policia ka bërë me dije se një shtetas, identifikuar si A. V., është lënduar lehtë gjatë momentit që po largohej nga ambientet e lokalit, pa qenë i përfshirë në përleshjen mes palëve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk  janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ 3 shkeljet e kreut të KPP, Jonaid Myzyri! Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë
Previous article E RËNDË NË LOS ANGELES/ Makina hyn mes turmës, plagosen 28 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT