• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ S’ka ripërsëritje në Tiranë, Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin! Rrëzohet ankimi i PD
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ S’ka ripërsëritje në Tiranë, Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin! Rrëzohet ankimi i PD

17 July, 2025 s.autor Politikë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike që ka kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe shpalljen e rezultatit të pavlefshëm. Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të mos ketë rivotim për Tiranën, duke rrëzuar pretendimet e opozitës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franci Nuri, argumentoi në seancë se “nga procesi i rinumërimit dolën disa ndryshime në procesverbalet e Qendrave të Votimit”, dhe sipas tij, “edhe një votë e vetme e ndryshuar është e mjaftueshme për të kërkuar përsëritjen e votimit”.

“Nga procesi i rinumërimit dolën disa ndryshime në proces-verbale, ndaj në gjykimin tonë sikur një votë të jetë ndryshuar duhet të çojë në përsëritje të votimit. Duhet të veprohet si në 2003 kur në disa QV u bë përsëritja e zgjedhjeve”, tha Nuri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Pavlina Doçaj, kundërshtoi kërkesën e opozitës duke theksuar se “prova më kyçe që duhet të çojë në mospranimin e ankimimit të PD-së është fakti që rinumërimi tregoi qartë se nuk ka pasur parregullsi apo shkelje që të ndikojnë rezultatin”.

“Prova më kyçe që nuk duhet të pranohet ankimimi i PD-ASHM, është fakti që rinumërimi tregoi që nuk ka patur parregullsi e shkelje, nuk ka patur lëvizje të mëdha votash. Pala nuk na solli asnjë të dhënë asnjë provë që të vërtetojë se QV mund të kenë shkelje të tilla që ndryshojnë rezultatin, shkelje të rënda procedurale, duhet të flasë me shifra, para gjykatës flitet me prova jo me ‘mund’. Nuk është vërtetuar në asnjë moment dhe asnjë rrethanë që të jenë përdorur burime shtetërore aq sa të sjellë pavlefshmëri të zgjedhjeve”, tha Përfaqësuesja e KQZ, Pavlina Doçaj.

Gjatë ditës së sotme, Kolegji zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimin e PD për qarkun e Durrësit.

Në Tiranë, Partia Socialiste mori 19 mandate, ndërsa PD 13 mandate, 2 Partia Mundësia dhe nga 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe PSD. Ndërkohë, në Durrës PS mori 8 mandate dhe 6 mandate shkuan për PD.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën i hap rrugë KQZ-së të certifikojë përfundimisht rezultatin në këto qarqe dhe të shpërndajë mandatet për deputetët e zgjedhur më 11 maj. Ndërkohë, mbeten edhe dy qarqe për t’u shqyrtuar, Fieri dhe Elbasani, të cilat PD i ka ankimuar në Kolegj, por ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e ankimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon
Previous article E BIJA QËLLOI VETEN ME PLUMB NË KOKË/ Mbetet në burg babai i 17-vjeçares në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT