• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë

16 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesmeni italian Davide Pecorelli i ka drejtuar Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe gjyqtarit Dritan Hasani një letër të shkruar me dorë, ku denoncon kushtet e tij të izolimit dhe njofton fillimin e një greve urie.

Letra mban fatën 16 qershor 2025 dhe Pecorelli, i paraburgosuri numër 234 në burgun 313 të Tiranës, shprehet se jeton në një qeli prej 16 m² me 8 persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe me minj në tualet.

Greva e tij e urisë bazohet te mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim. Gjithashtu kjo situatë lidhet me pritjen për procesin e apelit, i planifikuar për më 18 korrik, datë kur drejtësia shqiptare duhet të vendosë nëse do ta bëjë përfundimtar dënimin me 4 vite ndaj Pecorellit.

Inskenoi vdekjen/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe “historinë” e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

Më 8 maj 2025 biznesmeni italian Davide Pecorelli është ekstradua në Shqipëri. Ai u mor në dorëzim në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për tu dërguar në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Deri në orët e pasdites janë raportuar 12 vatra, 8 janë shuar, 4 vijojnë aktive
Previous article E RËNDË NË TIRNAË/ 29-vjeçari gjendet pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT