• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ LULZIM MASHËS/ Tase vijon dëshminë: Na ishin premtuar 80 mijë euro! Do i vrisnim të birin, por s’po e gjenim
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ LULZIM MASHËS/ Tase vijon dëshminë: Na ishin premtuar 80 mijë euro! Do i vrisnim të birin, por s’po e gjenim

15 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Skerdi Tase vazhdon dëshminë e tij në GJKKO, ku ka treguar edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në janar të vitit 2022. Tase thotë se porositësi kishte kërkuar ‘kokën’ e të birit, por për shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdhëruar vrasjen e të atit. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar ndaj tij i ka ngecur sërish arma dhe Masha ka arritur që të largohet duke i dhënë gaz automjetit.

Për kokën e Mashës i kishin premtuar 80 mijë euro, 40 për Tasen dhe 40 për Henrik Hoxhajn. Bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë edhe ‘porosi’ të tjera për të vrarë Dine Çamin dhe Oti Kilen.

“Pastaj Henriku kishte një punë tjetër. Kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po e gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjatë kësaj kohe, ne kishim porosi për të vrarë edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen.

Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një Golf 4 nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes më la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier, Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”. Për të vrarë Lulzim Mashën na ishte premtuar 80 mijë euro, 40 mijë unë dhe 40 mijë Henriku”, ka deklaruar Tase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBET ME EKSPLOZIV NDËRTESA E FUNDIT NË THETH/ Mbyllet aksioni për lirimin e hapësirave publike
Previous article HABIT Evi Kokalari: Grida Duma nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo modelja që i shkoi në burg Laert Haxhiut për takim “special”

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT