• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË THETH/ Ballanca: Avokati i Popullit, asnjë ankesë nga qytetarët
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIONI NË THETH/ Ballanca: Avokati i Popullit, asnjë ankesë nga qytetarët

14 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca komentoi sot në një prononcim për mediat shembjet e objekteve pa leje ditëve të fundit në Theth që janë shoqëruar edhe me përplasje mes Policisë dhe qytetarëve. Ajo tha se Avokatit i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse.

“Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një rast me iniciativë”, tha Ballanca.

Por, shtoi ajo, “në rastin konkret do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po jam dakord ta ndiqni rastin tim’”.

“Në Theth nuk kemi një ankesë, do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë.  Ne do të dalim në një qëndrim. Paraprakisht në verifikimin e parë duket në pamje të parë, që mund ketë, kur them mund do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe për të kuptuar që ka një problematikë të tillë. Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje”, theksoi Ballanca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR NGA SPANJA/ Arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale, 37-vjeçari do të ekstradohet në Madrid
Previous article SITUATA E ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 prej të cilave aktive

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT