Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gramsh, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku viktima është zënë poshtë nga një masiv dheu. 58-vjeçari ishte duke punuar për hapjen e një pusi, por ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka zënë poshtë. Nga plagët e marra ai ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, një 51-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


