• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 23-VJEÇARIT NGA MATI/ Autorët dyshohet se erdhën me 2 makina nga Rrësheni. Kërkohet shoqërimi i 10 personave
Home
Breaking News

VRASJA E 23-VJEÇARIT NGA MATI/ Autorët dyshohet se erdhën me 2 makina nga Rrësheni. Kërkohet shoqërimi i 10 personave

11 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit. Dy makina dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.

Dinamika e krimit
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Madhesh të Ulzës, ku një 23-vjeçar u gjet mëngjesin e të mërkurës pa shenja jete buzë Liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij kishte përfunduar në ujë. Familjarët e 23-vjeçarit Renis Dobra kishin humbur kontaktet me të mbrëmjen e së martës, dhe bënë kallëzim në polici për zhdukjen e tij, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet mëngjesin e djeshëm nga një banor i fshatit Madhesh, i cili më pas ka njoftuar uniformat blu.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë së Matit u nisën drejt vendngjarjes, ku në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës mblodhën provat që mund t’i çojnë drejt zbardhjes së krimit makabër.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në hyrje të Burrelit, ku në pamjet filmike dallohen se në rrugën e vjetër Burrel-Tiranë kanë qarkulluar me shpejtësi njëri pas tjetrit dy automjete. Automjeti i parë dyshohet se drejtohej nga viktima, ndërsa autorët e vrasjes e kanë ndjekur pas dhe i kanë zënë pritë, duke e ndaluar në rrugë. Dyshohet se autorët kanë hapur me forcë automjetin e të riut dhe e kanë dhunuar brenda tij.

Një grup ekspertësh nga Tirana, së bashku me mjekun ligjor shkuan në vendngjarje dhe nga këqyra paraprake e të trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra, kanë konstuauar disa plagë në gjoks dhe në kokë, si dhe një mavijosje përreth qafës.

23-vjeçari Renis Dobra është kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKARKUA NGA DETYRA/ Momenti kur protestuesi në Theth hodhi akuza ndaj shefit të komisariatit Nik Nikollaj: Hajdut, ke marrë lekë! Ti respekton le*hin, jo ligjin
Previous article VELIERA PËSOI DEFEKT/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT