Ka shumë gjëra që ne akoma nuk i dimë për Meghan Markle, që do të martohet me Princin Harry këtë pranverë. Por dimë se çfarë ha çdo mëngjes. Princesha e ardhshme nuk e lë këtë vakt të shëndetshëm asnjëherë, sepse, siç dihet, të mban deri vonë të ngopur, të përqendruar dhe të shëndetshëm. Por mëngjesi i saj është kaq i lehtë sa mund ta bëni në shtëpi ose edhe në zyrë: tërshërë me banane.
Sipas Insider, ky është një nga mëngjeset tipike të modeleve dhe aktoreve, veçanërisht kur janë në xhirime të serialeve. “Në ditët e xhirimeve, Markle lë shtëpinë e saj në orën 4:15, por nuk harron ta hajë mëngjesin në orët e ardhshme gjatë ditës”,- raporton artikulli.
Por, para se të nisë mëngjesin, aktorja sigurohet që të ketë ujë me limon – një mënyrë e shkëlqyer për metabolizmin në mëngjes: ndihmon të djegësh kalori gjatë gjithë ditës. Po kështu, ujë me limon shërben edhe si detoksifikim.





