• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha sulmon Ramën: Shteti është në funksion të narkotrafikantëve
Home
Shqipëri

Basha sulmon Ramën: Shteti është në funksion të narkotrafikantëve

1 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një reagim të tijin në faqen e ‘Facebook’-ut, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen ‘Tahiri’. Kreu i opozitës theksoi se shteti është në funksion të trafikantëve, që mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

MESAZHI I BASHËS
Se cili është shteti i Edi Rames, u pa qartë çdo ditë këto 4 vite, dhe e provuan në kurriz shumica e shqiptarëve. Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.
Një kryeminister i përgjegjshëm s’do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s’paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Sigurisht që për ata që janë abuzuesit më të mëdhenj nuk do ketë asnjë problem, sic ndodhi me aksionin famëkeq të energjisë ku u shtynë drejt vetvrasjes 12 kryefamiljarë, ndërsa oligarkët e lidhur me qeverinë vazhduan abuzime marranendëse me faturën e energjisë.
Një kryeministër i përgjegjshem do orientonte investimet që hapin vende pune, do ulte taksat për biznesin, do rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do ishte shteti për qytetarët, për hallet e përditshme të njerëzve.
Por shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëve të tij, ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetaret. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Partizanit: I bëj apel publikut që të mendojë vetëm për futbollin
Previous article Shtyhet seanca ndaj ish-deputetit Frroku, avokatët kërkojnë kohë

Redaktor2

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT