Pas dorëheqjes së 21 drejtorëve në Bashki, Task Forca për lirimin e hapësirave publike ka zbritur në terren në qytetin e Vlorës, në një aksion të gjerë që synon të rikthejë zonat publike në dispozicion të qytetarëve.
Në këtë operacion janë angazhuar strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetura nga forcat e policisë së Vlorës dhe nga njësitë e FNSH-së së Fierit. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i kritikuar nga Rama për situatën në qytet është angazhuar më shumë në detyrën e tij duke qenë vetë i pranishëm në terren.
Nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë çdo metër katror të hapësirës publike për qytetarët. Ky është një proces i pandalshëm”, tha Dredha.


