• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARCELAT E MBUSHURA ME KANABIS NË SHKODËR/ Asgjësohen mbi 40 mijë bimë, nën hetim 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi! Kultivuesit ende në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

PARCELAT E MBUSHURA ME KANABIS NË SHKODËR/ Asgjësohen mbi 40 mijë bimë, nën hetim 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi! Kultivuesit ende në kërkim

6 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkodër– Policia e Shkodrës ka asgjësuar 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut.
Në kuadër të hetimeve, 10 zyrtarë lokalë do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre mes tyre 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi.

Ata dyshohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që administrojnë, ndërkohë vijon puna për kapjen dhe identifikimin e kultivuesve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

D. V., kryetar i fshatit Pecaj

R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

L. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

M. Ç., roje pyjesh

M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier
Previous article SPAK JU GJURMON NGA TIKTOK/ Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT