• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZOI SEKSUALISHT ME TË BIJËN 12-VJEÇARE/ Zamir Meta procedohet për dy vepra penale…
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZOI SEKSUALISHT ME TË BIJËN 12-VJEÇARE/ Zamir Meta procedohet për dy vepra penale…

4 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh.

Sipas dëshmisë së vajzës së Zamir Metës, ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe. Ngjarja shokuese u zbulua pas largimit nga shtëpia të 12-vjeçares, e cila kishte gjetur strehim në banesën e shtetasit me iniciale B.B..

Ishte vetë Zamir Meta, i cili denoncoi në Stacionin e Policisë Patos zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit.

E mitura ka deklaruar se babai i saj kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe se vazhdonte ende.

Sipas Prokurorisë Fier, Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.
NJOFTIMI:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit nën hetim Zamir Meta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”
Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013.
Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B.
Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Meta ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.
Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË SHKODËR/ Humb jetën një 37-vjeçar, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij
Previous article SEKUESTRIMI I PRONAVE TË SUEL DHE MARIO ÇELËS/ Mediat italiane: Një klan mafioz shqiptar në Verona, si i riinvestonin të ardhurat nga trafiku ndërkombëtar i drogës

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT