• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet ku ishte hapur gara
Home
Breaking News

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet ku ishte hapur gara

4 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka përfunduar gara e 51 aplikantëve në Policinë e Shtetit për 5 vende vakante. 51 aplikantë kandiduan për 5 pozicionet:

1-Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë
2-Shef i komisariatit të Himarës
3-Shef i komisariatit të Rinasit
4-Shef i komisariatit të policisë kufitare Dibër
5-Shef i komisariatit të policisë kufitare Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda do të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë. Nga 51 aplikantë 15 kanë arritur të marrin mbi 70 pikë, duke u futur në listën fituese.

Nga 51 aplikantët i pari që ka arritur të marrë më shumë pikë është Idriz Daulle zv.drejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Daulle pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Dorëheqja e Palit erdhi pas një operacioni të suksesshëm që solli arrestimin e ish-efektivit Altin Morina, i cili ishte në kërkim nga SPAK. Me garimin e Daulles në konkursin për 5 komisariate, pritet të kemi një zv. Drejtor të ri për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.

Nder kohë nga ky konkurim i dyti është rënditur Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, i cili pritet ta ruajë sërish këtë pozicion. Pas Demës në rënditje me pikë vijnë

Faik Ruko dhe Elvid Shehu. Ruko vjen nga Policia e Elbasanit, ndërsa Elvid Shehu është shef i komanduar i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, post në të cilin është i komanduar dhe pritet ta marrë definitivisht. Në listën fituese është edhe Bledar Rreshka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Më pas kandidatët e tjerë që kanë marrë mbi 70 pikë në këtë konkurs janë: Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano.
Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.

Në ditët në vijim pritet që drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda të bëjë emërimet në këto 5 komisariate

Ndërkohë ende nuk është hapur gara për komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, ku vijon të jetë i komanduar Lorenc Shehu, pas arrestimit të Roven Zekës nga SPAK.

Po ashtu vijon të mbetet ende pezull gara për drejtorët e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit duhet të zhvillohet garë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ ARJAN NDOJËS/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit
Previous article PAS KRITIKAVE TË RAMËS NË VLORË/ Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë

s.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT