• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SULMEVE AJRORE/ Irani pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Bërthamore të OKB-së
Home
Nderkombetare

PAS SULMEVE AJRORE/ Irani pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

2 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian ka  nënshkruar legjislacionin përkatës.

Vendimi do të thotë se Irani nuk do t’i lejojë inspektorët e IAEA-s të hyjnë në vend, derisa të garantohet “siguria” e objekteve të tij bërthamore.

Që kjo të ndodhë, organizata me seli në Vjenë duhet t’i dënojë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe ta pranojë programin bërthamor iranian, tha më herët kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Shumë detaje të rregullores së re mbeten ende të paqarta.  Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Iranit, inspektorët bërthamorë të IAEA-s janë ende në këtë vend.

Megjithatë, atyre nuk u lejohet qasja në objektet bërthamore, të dëmtuara nga sulmet e Izraelit dhe të SHBA-së.  Më 13 qershor, Izraeli nisi një fushatë të madhe bombardimesh kundër Iranit, për ta penguar, siç tha, nga krijimi i armës bërthamore.

Irani, i cili mohon se ka ambicie të tilla, u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit.  Disa ditë më vonë, më 22 qershor, aleatja e Izraelit, SHBA-ja, kreu sulmet e veta kundër objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Sipas autoriteteve në Iran, mbi 900 njerëz humbën jetën në konfliktin 12-ditësh.  Sulmet hakmarrëse të Iranit vranë 28 persona në Izrael, sipas autoriteteve atje. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet e SHBA-së kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit, megjithëse shkalla e dëmit nuk është e qartë.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pranoi se në objektet bërthamore ka dëme “serioze”.  Aktualisht, në fuqi është një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TIRANËS DHE FIERIT/ Sot hapen 290 kutitë e Durrësit! Gara në PD, Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë...
Previous article "DO E VARJA NË MES TË SHESHIT"/ Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT