Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për deputetin britanik Nigel Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin se janë një kombësi që “mbushin” burgjet britanike.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Farage nuk ka qen konsistent me shifrat e të burgosurve shqiptarë në vendin e tij, ndërsa i ka “servirur” britanikut shifra reale nga ambasada shqiptare atje.
“Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve”, shkruan ai.
Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”
Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?
Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.
Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:
“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”
Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.
Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.
Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.
Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.
Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”
Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;
*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?
Britania është një vend i madh.
Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.
Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.
Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.
Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.
Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?
*Le ta caktojmë datën.*


