• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 20 vatra, 2 të tjera janë aktive
Home
Breaking News

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 20 vatra, 2 të tjera janë aktive

29 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren. Në njoftim bëhet me dije se aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se janë tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura. Sipas njoftimit, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme.

Gjithashtu ministria fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve.

Njoftimi:

Situata e zjarreve në rang vendi

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
– Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
– Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.
– Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.
– Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
– Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.
– Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.
– Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.
– Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
– Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.
– Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.
– Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
– Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.
– Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.
– Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.
– Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë
– Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos
– Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.
– Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz
– Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
– Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKET SIKUR JEMI NË NJË PERIUDHË POS-APOKALIPTIKE"/ Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Previous article E RËNDË NË LEZHË/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

s.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT