• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË GATSHËM PËR DIALOG”/ Ukraina synon takim mes Zelenskyt dhe Putinit
Home
Nderkombetare

“JEMI TË GATSHËM PËR DIALOG”/ Ukraina synon takim mes Zelenskyt dhe Putinit

27 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se Kievi planifikon të propozojë një takim mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, menjëherë pas përfundimit të negociatave për çështje humanitare.

Në një takim me gazetarët, Umerov theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për paqe dhe se ka mbështetur që në fillim iniciativën amerikane për një armëpushim të plotë.

Ne kemi treguar vazhdimisht gatishmërinë për dialog, por çdo bisedim duhet të zhvillohet pa ultimatume dhe në respekt të plotë për sovranitetin tonë,” deklaroi ai për Kyiv Post.

 

Negociatat për paqen kanë nisur që në fillim të vitit, me përmendjen e parë publike të një armëpushimi që erdhi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në janar. Deri më tani, bisedimet janë zhvilluar në disa faza dhe vende, përfshirë Jeddah dhe Riad në Arabinë Saudite, ku Ukraina dhe SHBA përcaktuan parimet fillestare të një marrëveshjeje.

Komunikimi me Rusinë ka ndodhur indirekt, përmes ndërmjetësisë amerikane. Në mars, SHBA propozoi zyrtarisht një armëpushim të përgjithshëm tokësor, detar dhe ajror, me të cilin Ukraina u pajtua. Megjithatë, Rusia refuzoi të bënte kompromis, dhe i vetmi rezultat konkret ishte një ndalim i përkohshëm i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Më pas, negociatat vazhduan në Turqi, pa praninë e SHBA-së, ku fokusi u përqendrua në tre çështje: një armëpushim të plotë, masa humanitare si shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve, si dhe një samit i mundshëm trepalësh mes Zelenskyt, Putinit dhe Trumpit.

 

Pavarësisht përpjekjeve, raundet e fundit nuk sollën marrëveshje, për shkak të kërkesave të papranueshme të Moskës, sipas palës ukrainase.

 

“Ukraina nuk kërkon një pushim për një agresion të ri, por një paqe të drejtë,” theksoi Umerov, duke shtuar se për tre vite Ukraina ka zbatuar me përpikëri një program shkëmbimi të të burgosurve dhe ka qenë konsistente në çështjet humanitare.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI TRONDIT TURQINË/ Burri vret ish-të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi
Previous article E RËNDË/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT