Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Fjalën i pari e ka marrë Kryeministri Rama e cila transmetohet edhe në media. Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë:
“Së pari, në të gjitha takimet të kryera gjatë këtyre tre ditëve ishte krejt e qartë që Shqipëria është vetëm një hap afër çeljeve së negociatave në Be. Vettingu, reforma në drejtësi kanë meritat e veta për shtyrjen e këtij procesi. Theksohet se qartësia e krijuar tek të gjithë faktorët kyç për negociatat përbën një arsye shumë të fortë për bashkimin europian. Shqipëria i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Lufta kundër kanabisit ka qenë një hap spektakolar. “
Dialogu me opozitën duhet të jetë vetëm për interesat kombëtare.
Ky ka qenë një moment shumë i mirë në lidhje me mardhëniet me Greqinë. Përfundimi i procesit të mardhënieve me Greqinë dhe përmes një mardhveshjeje mes dy Ministrive të Brendshme për pikat doganore përbëjnë një hap tjetër të randësishëm. Edhe dialogu me fqinjët tanë jugor ka rëndësi dhe shpresojm shumë që të ketë sukses. Në këtë pikë dua të shtoj sot se e ndjekim me shumë vëmëndje zyrtarimin e gjuhës shqipe në Maqedoni duke shprehur keqardhje për qëndrimin e Presidentit të Maqedonisë i cili është kundër por gjithsesi nuk ishte e papritur dhe nuk do mund ta pengojë këtë proces. Nga ana tjetër nga bisedat me homologun Serb në Davos, vrasja e Ivanoviçit nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën ne e mbështësim plotësisht.”
Për një moment gjatë mbledhjes fjalën e kërkon ministri Bushati i cili theks0n se është për tu përgëzuar Ministria e Bujqësisë për fondin 90 milion euro në dispozicion të fermerëve dhe bujqësisë së vendit.
Bushati: “Në kuadër të asaj që ne po bëjmë është për tu përgëzuar Ministria e Bujqësisë për fondin 90 milion euro .Kjo do tju japë një ndihmesë të madhe shqiptarëve për të qenë pjesë e programeve të financimit Europian.”
Vazhdon Kryeministri Rama:
Duke u ndalur në tek ajo që tha Ministri Bushati, në fondin që shkon 90 milion euro. Kërkoj angazhimin të gjithë deputetëve që mbulojnë zona rurale për të informuar me detaje fermerët për këtë program dhe garantimin e një ure lidhëse mes qeverisë pushtetit vendor dhe fermerit.
Është një numër i madh që kanë legalizuar ujin dhe ka akoma për tu bërë. Duhet të kuptojmë që kjo është në të mirën tonë e një hapi historic. Angazhimi i deputetëve për këtë çështje është themelor për legalizimin e lidhjeve. Duke e mbyllur Ministri i Infrastrukturës dua të bëj të qartë se ndëshkimi për vjedhësit e ujit do të materializohet me bizneset. Do të jemi të pamëshirahëm për këdo që bën biznes duke vjedhur këtë pasuri e xila është e të gjithëve ne dhe është në funksion të mirëqenies tonë.”
Këtu e ka përfunduar fjalë Rama dhe mbldhja ndërkoh vazhdon, por me dyer të mbylluara.
Përgatiti:AlpeNews.al


