Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në Golem të Kavajës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas mesnate te rrethrrotullimi i Golemit.
Burimet bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur Luiz Keqi, i cili ndodhet në spital ku ka marrë mjekim. Autor i plagosjes është Shpëtim Dedja i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga hetimet e para rezulton se ngjarja është pasojë e një konflikti më të hershëm mes dy personave.
Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


