• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PJETËR KAZËS/ Merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë…
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PJETËR KAZËS/ Merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë…

22 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Lezhës shoqëroi për disa orë dhe mori në pyetje Preng Gjinin, lidhur me atentatin ndaj Pjetër Kazës në derën e banesës së këtij të fundit, ku u qëllua për vdekje me 12 plumba. Burime nga policia thanë se familjet Gjini e Kaza janë në hasmëri prej vitit 1994 dhe dyshimet janë se Preng Gjini mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Por, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, I mbijetuari I një atentati me eksploziv, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë ai është gjendur në Tiranë. Gjini ka dhënë po ashtu prova lidhur me alibinë e tij, por hetuesit dyshojnë se ai dhe kushëriri i tij i shpallur në kërkim kanë rolin e organizatorit në krim.

Përplasa mes dy fiseve nisi në vitin e largët 1994 kur në Rreshën u ekzekutua shefi i krimeve, Ndue Kaza, i cili ndërhyri për të shuar një konflikt ku ishin të përfshirë djemtë e familjes Gjini. 3 vite më vonë, më 3 Korrik 1997 Martin Kaza, një nga vëllezërit e oficerit të vrarë qëllon mbi dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, në qendër të Laçit, duke i lënë të vrarë.

Pas vrasjes, ai u largua nga Shqipëria dhe qëndroi i fshehur në Britaninë e Madhe, por vetëm në 2018 do të ekstradohej drejt Shqipërisë. kur dukej se hakmarrja kishte marrë fund, në Belgjikë në 2024, vritet Agustin Kaza, vëllai tjetër i ish shefit të krimeve, ndërsa me 1 qershor 2025 në derën e banesës në Tale të Lezhës, u ekzekutua Pjetër Kaza, 57 vjeç.

 

Për vrasjen e tij është shpallur në kërkim vëllai i Dod dhe Agustin Gjinit, të ekzekutua në Laç në 1997. Policia deklaron se nga hetimet e deritanishme, krimi ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe të dyshuar janë pjesëtarët e familjes Gjini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITUAN NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Rama prezanton skuadrën e Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE
Previous article “KUR TRUMP FLET BOTA E DËGJON”/ Pentagoni zbulon urdhrat e presidentit amerikan për sulmet mbi Iran: E kishim rreptësisht të ndaluar të…

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT