• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM VËLLAI I PLARENT NDRECËS…”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit
Home
Breaking News

“JAM VËLLAI I PLARENT NDRECËS…”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit

21 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka si subjekt Dritan Lleshin, i njohur gjithashtu edhe si Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca. Sipas një artikulli të publikuar në “OraNews”, Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ai rrezikon 8 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale: ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo për shkak se i ka premtuar një bashkëfshatari, i identifikuar si Arjan Ndoni, se për 4 milionë lekë të vjetra do t’i fuste djalin në punë. I riu Eljo Ndoni kërkonte një vend punë si inspektor mjedisi në Fier. I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes influencës që kishte “vëllai” i tij, Plarent Ndreca. Bëhet fjalë për periudhën që ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

“Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi,”-shkruan Qyno në artikull.

Në kallëzimin e tij, Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë. Por përveç dokumentave, njëherë i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh të vjetra, si kapar. Pas dorëzimit të dokumentave, plani ishte që Eljo Ndoni të punësohej në qershor, por kur kishte kaluar afati i ishte shtyrë për në shtator.

Këtu kanë lindur dyshimet e para dhe Arjan Ndoni i ka kërkuar paratë mbrapsht. Në këtë moment, Dritan Ndreca i ka premtuar edhe njëherë se do të bënte punësimin në muajin nëntor. Kur ka kaluar edhe nëntorit, Arjan Ndoni i është drejtuar me një kallëzim penal Policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Nga aty, çështja përfundoi në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Plarent Ndreca ishte pak ditë më parë në SPAK, por nuk zbuloi detaje se për cilën dosje ishte marrë në pyetje si person në dijeni. Ndaj nuk përjashtohet që të jetë pyetur edhe për dosjen në fjalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I SULMEVE IZRAELITE/ Irani: 430 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajror
Previous article TENSIONET/ Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT