• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË RRITJE EDHE NUMRI I VAJZAVE”/ Alarmi i ISHP: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË RRITJE EDHE NUMRI I VAJZAVE”/ Alarmi i ISHP: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

20 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Konsumimi i alkoolit në moshë të re po shënon rritje shqetësuese edhe në Shqipëri. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), 1 në 4 të rinj rezultojnë konsumatorë të alkoolit, ndërsa fenomeni është i përhapur në të gjithë Evropën.

Specialistët e ISHP-së theksojnë ndikimin e shoqërisë dhe presionit social si faktorët kryesorë që shtyjnë të rinjtë drejt konsumimit të alkoolit. Po ashtu, është në rritje edhe numri i vajzave që konsumojnë, duke reflektuar një prirje të re sociale dhe shëndetësore.Ka një rritje të lartë që nis që nga adoleshentët. Nëse para katër vitesh konsumi ishte rreth 5% te të rinjtë, sot ka arritur në 15%. Ajo që është shqetësuese është se ka një trend rritës edhe tek vajzat”, thotë Andia Meksi, specialiste pranë ISHP.

Ekspertët paralajmërojnë se alkooli në moshë të re mund të krijojë varësi dhe të sjellë pasoja serioze në shëndet, përfshirë dëme fizike, mendore dhe emocionale.

“Pasojat janë si fizike, ashtu edhe njohëse dhe ndikojnë në sjelljen e përditshme. Konsumi i vazhdueshëm mund të ketë pasoja të parikthyeshme. Ka gjithashtu një lidhje mes konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për kancer të gjirit”, thotë Andia Meksi, specialiste pranë ISHP.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), alkooli është shkaktar i 25% të vdekjeve në mesin e të rinjve në mbarë botën, duke e renditur atë si një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TEPELENË/ Përmbyset makina, shoferi përfundon...
Previous article VIDEOLAJM/ I shkoi ish-gruas pranë banesës në Astir, konfliktohet me grushta me disa persona familjarë të saj

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT