Shqiptari Ledian Goga u kthye në heroi pasi u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur, të moshës 12 dhe 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht të mërkurën e kaluar pasi pësuan vdekje klinike.
Pas ngjarjes ai ka mbajtur premtimin që dha, duke përjetësuar në trup këtë histori. I pikëlluar thellë, por i vendosur të mbajë të gjallë kujtimin e tyre, Lediani pak ditë pas tragjedisë ka bërë tatuazh portretet dhe emrat e Nisit dhe Spiros, dy fëmijëve që nuk arriti t’i shpëtonte dot, pavarësisht përpjekjeve.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në TikTok, ai tregon tatuazhin e përfunduar, ku ai vetë është paraqitur me krahë engjëlli, duke mbajtur në krahë dy djemtë, që gjithashtu kanë krahë engjëlli. Poshtë secilit fëmijë shkruhen emrat e tyre, Nisi dhe Spiros.


