• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA AJRORE NË INDI ME 270 VIKTIMA/ Zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA AJRORE NË INDI ME 270 VIKTIMA/ Zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit ‘Boeing 787’

18 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air India” u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave.

Avioni, i cili ishte nisur nga qyteti Ahmedabad me destinacion Londrën, u përplas me një godinë të një kolegji mjekësor, duke shkaktuar flakë të mëdha që përfshinë ndërtesën dhe avionin.

Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”.

Sipas raportimeve të para të siguruara nga Wall Street Journal, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që gjatë ngritjes avioni të ketë funksionuar me një sistem emergjence energjie, i njohur si “ram air turbine”, duke sinjalizuar se motorët mund të mos kenë punuar normalisht. Sipas të dhënave, pilotët kishin vetëm 17 sekonda për të reaguar pasi të dy motorët kishin humbur fuqinë në një lartësi prej vetëm 120 metra.

Një video e re me cilësi të lartë, e publikuar këtë javë, përforcon teorinë e një dështimi të dyfishtë të motorëve, sipas pilotit dhe analistit Steve Schreiber, i cili e cilëson këtë provë si një “pikë kthese” për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet kanë konfirmuar se pilotët bënë një thirrje emergjente “mayday” para përplasjes.

Hetimet po përqendrohen edhe në të dhënat e kutive të zeza, ngarkesën e avionit, trajnimet e pilotëve dhe gjendjen teknike të mjetit ajror. Një komision i posaçëm pritet të japë një raport paraprak brenda tre muajsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA NDËRMJETËSE PËR IRANIN? Trump zbulon telefonatën me Putin: Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd
Previous article ZAPTUAN PLAZHIN PUBLIK/ Sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT