Gjykata e Posaçme e Apelit ka vulosur sekuestrimin e një apartamenti luksoz, që dyshohet se përdorej nga kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Vendimi vjen si konfirmim i një mase të mëparshme të dhënë nga Shkalla e Parë, ndërsa SPAK ka ngritur dyshime se prona, ndonëse në emër të një kompanie private, ishte në përdorim të çiftit dhe lidhet me veprime të mundshme korruptive.


