• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ITALI/ Ish-burri i Gentiana Kopilit mbërriti me një skuter në vendngjarje, e goditi 10 herë me thikë dhe më pas me shkelma
Home
Breaking News

VRASJA NË ITALI/ Ish-burri i Gentiana Kopilit mbërriti me një skuter në vendngjarje, e goditi 10 herë me thikë dhe më pas me shkelma

16 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër akt tronditës dhune ndaj grave ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali.

Viktima, Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer.

Sipas të dhënave nga hetimet, Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter – mjet i zgjedhur qëllimisht për të mos u vënë re, pasi viktima “do ta njihte makinën e tij” – dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit, në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi.Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin kur u sulmua nga pas. Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. Më pas, ai e goditi edhe me shqelma ndërsa viktima ishte përtokë.

Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm. Një kalimtar u afrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra. Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje shtoi: “Donte të më helmonte. Unë duhej t’i liroja.” Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja.”

Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera, ndërsa njëra prej tyre ishte mbështjellë në një qese plastike e futur nën tutat e punës. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar, e rënduar nga mizoria dhe nga fakti që viktima është grua. Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

Nikollaq Hudhra kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto të Ankonës. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet mes ditës së hënë dhe të martë. Sipas autoriteteve, nuk kishte shenja të menjëhershme që Gentiana Kopili të ishte në rrezik, pasi ajo vijonte aktivitetin e saj normal si punonjëse kujdestare.

Ky është femicidi i 33-të në Itali që nga fillimi i vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET E IRANIT MBI IZRAEL/ Goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të hënë

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT