• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI KUNDËR ZJARREVE/ Rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri
Home
Aktualitet
Kronikë

PLANI KUNDËR ZJARREVE/ Rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

15 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vera konsiderohet si stina e zjarreve, ku hapësirat me risk të lartë janë masivet pyjore, të cilat jo rrallë herë përfshihen nga zjarre të fuqishme që marrin përmasa të mëdha dhe vijojnë për ditë të tëra.

Vetëm vitin e kaluar, shërbimi zjarrfikës në Shqipëri ka ndërhyrë në 3,120 raste zjarresh në zona me pyje, kullota apo shkurre. Për të parandaluar dhe përballuar këto situata, prej datës 15 qershor, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin.

“Përveç shërbimit zjarrfikës 24/7 kemi rritur me 20% numrin e efektivi. Çdo ditë një grup i gatshëm do t’i vijë në ndihmë grupeve që janë 24 orësh duke i caktuar në pika kyçe. Në Tiranë janë në Dajt, në Pezë, në Krabë”, u shpreh Arben Cara, Drejtor i përgjithshëm i MZSH( Drejtoria e Përgjithshme e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi)

Në qytetet e mëdha e turistike kanë ngritur nga një stacion provizor që të jenë afër vendit të ngjarjes.

Për të parandaluar përhapjen e zjarreve masive, përveç përmirësimit të logjistikës dhe infrastrukturës, shërbimi zjarrfikës po bashkëpunon me 62 bashkitë e vendit për hapjen e rrugëve provizore dhe korridoreve mbrojtëse që ndihmojnë në ndërprerjen e flakëve.

“Në masive pyjore kemi vështirësi të ndërhyjmë se nuk kanë rrugë të duhura. Kemi kërkuar hapje të korridoreve që zjarret të ndërpriten dhe të hyjmë me automjete. Ka një përpjekje por terrenet janë të vështira dhe investimet që duhen bërë kërkojnë shuma të konsiderueshme”, tha Cara.

Por në luftë me zjarret në këtë stinë përvëluese zjarrfikësit nuk mund të jenë vetëm.

“Ftojmë qytetarët jo vetëm të na njoftojnë kur bie zjarr në numrat e urgjencës por edhe të na bashkohen vullnetarisht në fikjen e zjarrit pasi një reagim i hershem në kohën dhe në momentin e duhur minimizon dëmet”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i MZSH.

Zjarret nuk falin. Ato shkatërrojnë në pak orë atë që natyra ka ndërtuar për dekada. Prandaj, të gjithë kemi një rol: të jemi të kujdesshëm, të mos ndezim flakë të pamenduara dhe të njoftojmë menjëherë për çdo zjarr.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVILLIMET NË LINDJEN E MESME/ BE thërret një takim urgjent të ministrave të Jashtëm
Previous article "NJERËZIT PO VRAPOJNË TË TMERRUAR"/ Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT