• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LANË ATDHEUN TË VEGJËL/ Fatjoni dhe Hatixhia sot shërbejnë në ushtrinë amerikane: Na ndihmuan në ditë të vështira, u kemi një borxh
Home
Sociale

LANË ATDHEUN TË VEGJËL/ Fatjoni dhe Hatixhia sot shërbejnë në ushtrinë amerikane: Na ndihmuan në ditë të vështira, u kemi një borxh

15 June, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Historia e tyre është e ngjashme me atë të pjesës dërrmuese të shqiptarëve që u larguan në fund të viteve 90’. Të dy ishin fëmijë kur familjet e tyre morën vendimin për të shkuar në Amerikë

“Unë isha 13 vjeç kur shkuam në SHBA, në dhjetor të 1999. Kanë kaluar thuajse 25 vite që prej asaj kohe”, tregon rreshteri Taulant Halilaj
Për koincidencë, në të njëjtën periudhë, emigron dhe familja e Çollakut.

“Isha 7 vjeç kur mamaja ime fitoi lotarinë amerikane në 1997. Në vitin 1999 përfunduam dokumentet dhe u shkuam në Filadelfia.” Aty (Filadelfia) kishim njohje me dikë për të marr shtëpi edhe pastaj vazhdova 8-vjeçaren shkollën e mesme dhe shkollën e lartë.”, thotë kapitenia Hatixhe Çollaku.

Për Taulantin nuk ka qenë e lehtë.

“Kur shkuam atje, nuk dinim asnjë fjalë anglisht. Ishte pak e vështirë në fillim, por pasi mësova gjuhën dhe krijova shoqëri, gjithçka u bë më e lehtë. Prindërit e mi punonin pothuajse gjithë kohën për të na siguruar një jetë më të mirë”, shpjegon ai

Angazhimi në ushtri nuk është një zgjedhje e zakonshme, aq më tepër për një vajzë

“Kur isha në shkollë të lartë, u ndjeva kurioze për ushtrinë dhe vendosa ta provoja. Fillimisht iu bashkova forcave kombëtare në Pensilvani, aty ku jetoja.”, thotë Collaku

Vendimi nuk u prit me entuziazëm nga familja.

“Babai im ka qenë në ushtrinë shqiptare dhe ka dalë në pension si major në logjistikë. Prindërit e mi kishin frikë, sepse nuk e dinin çfarë më priste.”, tregon ajo.

 

Për Taulantin marrja e vendimit, nuk duket të ketë qenë spontane

“Duke qenë se vij nga një vend që ka përjetuar luftë dhe SHBA na ndihmuan të shpëtojmë vendin dhe shtëpinë tonë. Dhe ndjeva që në njëfarë mënyre se ua kemi për borxh të kontribuojmë.”, pohon Taulanti.

Detyra i kë bërë të largohen në vende të ndryshme e për periudha shpesh jo fort të shkurtra si kjo stërvitje

“Kam pas larguar nga familja për kohë të gjatë edhe me kanë munguar shumë.”, shprehet kapitenia.

 

Të qenit prind e bën dhe më të vështirë

“Kur je në një mision për rreth një vit, kthehesh dhe përpiqesh të ‘arrish’ çdo gjë që ke humbur. Jeta jote ndalon gjatë misionit, por jeta e të tjerëve vazhdon. Sidomos kur ke fëmijë. Vajza ime dëmtoi buzën ndërsa isha këtu dhe, edhe pse nuk ishte gjë e madhe, kur ajo të thotë se është lënduar dhe ti nuk je aty, kjo të mërzit.”, – rrëfen rreshteri.

Misioni në Shqipëri është dhe si një rikthim në shtëpinë e vjetër. Kapitenia Collaku, pjesë e forcave kombëtare në Neë Jersey, bën vizita thuajse çdo verë, ndërsa si ushtarake është hera e tretë

“Pasi jam në inteligjencë, kam ardhur më shumë për të zhvilluar konsultime, për të parë se si përgatiten produktet që mbështesin misionin tonë këtu.”, thotë Çollaku

Për Taulantin, kjo ishte vizita e tij e parë me uniformë ushtarake.

“Kam qenë në Bizë, te trajnimet. U tregova disa prej teknikave që kam mësuar gjatë 15 viteve në ushtri. Ndihmova në stërvitjen me armë të rënd zjarri, një prej stërvitjeve të para këtu me mortaja. Ishte një eksperiencë shumë e vlefshme, të ndaja dijet e mia me ta.”, shprehet rreshteri Taulant Halilaj.

 

Por ndërsa flet për përshtypjet e tij, toni është ai i një ushtaraku amerikan që nuk përzien ndjenjat me detyrën

“Disa prej tyre po përpiqen ende të gjejnë identitetin e tyre ushtarak. Ka pajisje që nuk përputhen plotësisht, por kjo është normale, janë ende në fillimet e tyre. Ne në SHBA kemi një histori ushtarake 250-vjeçare, ndërsa këtu janë si ‘foshnje’ në këtë drejtim, por po ecin me hapa të sigurt. Ata kanë dëshirë të shërbejnë, të jenë më të mirë dhe kjo është për t’u vlerësuar.”, përfundon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALI IM PO MARTOHET"/ Kurthi që i ngriti Netanyahu Iranit për të zhdukur dyshimet
Previous article IZRAELI APO IRANI? Kush e ka ushtrinë më të fortë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT