• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Media kolumbiane shkruan për “bosin shqiptar të kokainës” Dritan Gjikën: Jeta LUKSOZE në Dubai, i lidhur me vrasjen e… (FOTO)
Home
Breaking News

DOSJA/ Media kolumbiane shkruan për “bosin shqiptar të kokainës” Dritan Gjikën: Jeta LUKSOZE në Dubai, i lidhur me vrasjen e… (FOTO)

13 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestimi i Dritan Gjikës, i njohur edhe si “Tony”, më 26 maj në Abu Dabi ka tronditur opinionin publik dhe botën e hetimeve ndërkombëtare. I konsideruar si një nga figurat më të errëta të trafikut ndërkombëtar të drogës, Gjika është përmendur me emër nga vetë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, si pjesë e një “bordi drejtues të narkotrafikut global”, që përfshin shtetas nga Kroacia, Serbia, Franca, Hollanda, SHBA, Kolumbia dhe Shqipëria.

Nga Tirana në Guayaquil, nga Stambolli në Bogota, një rrjet gjigant kriminal

Hetimet e “El Tiempo” dhe burime konfidenciale zbulojnë se Gjika lëvizte lirshëm përmes pasaportave të rreme dhe identiteteve të ndryshme, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar të kontrabandës së kokainës me baza në Ekuador dhe Kolumbi, e që përfundonte në portet kryesore të Evropës, përfshirë Spanjën, Francën, Holandën dhe Shqipërinë.

Ai kishte ngritur katër kompani në Guayaquil që shërbenin si mbulesë për trafikun: Agricontrade S.A., Cresmark S.A., Cannmaná S.A. dhe Negoglobal S.A., duke pretenduar se merren me eksport mineralesh dhe kultivim kanabisi. Në të vërtetë, ishin “kanalet e bardha” për të larë milionat e drogës.

Jetë luksoze e ndërtuar mbi trafik droge

Në Ekuador, Gjika dhe bashkëshortja e tij, Ashley Ruiz, zotëronin një vilë luksoze, makina të blinduara, një jaht, dhe llogari bankare të maskuara përmes kompanive fasadë dhe familjarëve. Vetëm Porsche-i Cayenne i blinduar kapte vlerën e 150 mijë dollarëve.

I lidhur me vrasësin e Peccit dhe trafikantët më të rrezikshëm të Amerikës Latine

Sipas autoriteteve federale dhe burimeve nga DEA, Gjika kishte si bashkëpunëtor kryesor kolumbianin e njohur si ‘JR’, tashmë në kërkim. Ai konsiderohet si hallka kyçe që siguronte kokainën për Gjikën.

Emri i “Tony”-t përmendet edhe në hetimin për vrasjen tronditëse të prokurorit paraguajan Marcelo Pecci. Presidenti Petro ka përmendur gjithashtu edhe trafikantin uruguajan Sebastián Marset si të përfshirë në këtë atentat. Hetimet e fundit flasin për një manipulim të mundshëm të dosjes Pecci, duke shtuar dyshimet për lidhje më të thella midis bandave dhe autoriteteve të korruptuara.

Strehë në parajsa luksi dhe pasaportash false

Rasti i Dritan Gjikës rihap alarmin për rrjetet e mafias ndërkombëtare që fshihen në Dubai dhe Abu Dabi, ku qindra kriminelë të rrezikshëm kanë ndërtuar jetën e tyre luksoze mbi paratë e krimit, duke përdorur pasaporta false dhe kompani fiktive.

Hetimet po thellohen. Arrestime të tjera priten. Historia e Dritan Gjikës mund të jetë vetëm maja e ajsbergut./El Tiempo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Tre efektivët e “Shqiponjave” dhunojnë qytetarin, e bëjnë për “spital”
Previous article PRAG TRAGJEDIE NË DURRËS/ 35-vjeçari tenton të vetëvritet duke u hedhur nga çatia

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT