• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Ushtronin lojëra fati në një lokal në kundërshtim me ligjin, arrestohen dy persona në Korçë! Në kërkim poseduesi i makinetave
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Ushtronin lojëra fati në një lokal në kundërshtim me ligjin, arrestohen dy persona në Korçë! Në kërkim poseduesi i makinetave

13 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit nëpërmjet makinetave në Korçë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Slot Machine” kanë rënë në pranga dy persona, 53 dhe 34-vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit.

53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” pasi kishte lëshuar me qira lokalin ku u gjetën makinetat. Ndërsa 34-vjeçari, i akuzuar për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ishte i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat.

50-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE ZHDUKJA E JAN PRENGËS/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam çfarë të them
Previous article FOTOLAJM/ Jahti i miliarderit gjerman Reinhold Würth ankorohet në Portin e Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT