• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Prokurori i SPAK: Kopshtari nxori trupin nga Range dhe e mbështolli me qese të zeza
Home
Breaking News

RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Prokurori i SPAK: Kopshtari nxori trupin nga Range dhe e mbështolli me qese të zeza

12 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po mbahet seanca për rigjykimin e Festim Bexhdilin, i akuzuar në lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2020. Avokati Ilir Murati, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar rishikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të paraqitura si prova kryesore në proces.

“Kemi konstatuar një gabim të organit procedues në interpretimin e pamjeve filmike,” deklaroi Murati para trupës gjykuese, duke theksuar se pamjet nuk e provojnë përfshirjen direkte të klientit të tij në rrëmbimin apo ekzekutimin e Jan Prengës.

Ndërsa Behar Dibra, prokuror i SPAK, ka deklaruar se nga pamjet rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf.

 “Na rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf në orën 18:12. Në orën 18:30, automjeti largohet nga garazhi i ‘Golden Resort’. Bexhdili është larguar me të tjerë dhe është kthyer sërish aty,” tha Behar Dibra, prokuror i SPAK.

Në mbrojtje të klientit të tij, avokati Ilir Murati ka kundërshtuar interpretimin e pamjeve filmike nga ana e prokurorisë.

 “Në asnjë moment nuk duket Festim Bexhdili duke kryer veprime. SPAK pretendon se ai ka kaluar viktimën nga një automjet në tjetrin. Kjo është ose një kqyrje e gabuar, ose me dashje e keqe. Është totalisht e padrejtë. Këto qëndrime dua t’i mbaj publike. Do të kërkojmë ndoshta edhe ekspertë të pavarur për të verifikuar pamjet,” tha Ilir Murati, avokat i Festim Bexhdilit.

Rigjykimi në Apel zhvillohet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri në Apel. Në këtë seancë, Aldo Majnishta është shoqëruar në gjykatë për tu marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Ai është përmendur nga Prokuroria e Posaçme si një nga personat që, së bashku me Bexhdilin, ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 65-VJEÇARIT NË XIBËR/ Kunati i viktimës: Rrija çdo ditë me të, s’më ka thënë se kishin konflikte
Previous article GJYQI PËR DOSJEN "PARTIZANI"/ Caktohet DATA, ja kur do dalin para Gjykatës Berisha dhe dhëndri i tij

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT