• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ I dënuar për krime seksuale, arrestohet në Elbasan 50-vjeçari i rrezikshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ I dënuar për krime seksuale, arrestohet në Elbasan 50-vjeçari i rrezikshëm

12 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar të dënuar në Itali për krime seksuale dhe kundër personit.

Zamir Halili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, u arrestua në Elbasan dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj. Gjykata e Sienas, me një vendim të vitit 2014 e ka dënuar me 7 vite burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vite e 9 muaj burgim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”. I dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, kapet në Elbasan, 50-vjeçari.Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI PËR DOSJEN "PARTIZANI"/ Caktohet DATA, ja kur do dalin para Gjykatës Berisha dhe dhëndri i tij
Previous article E FRIKSHME/ Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Indisë, po nisej drejt Londrës! Dyshohet se në bord ndodheshin 242 persona

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT