Sipas një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe Britania kanë arritur një marrëveshje për statusin e Gjibraltarit të mërkurën, raporton Reuters.
Statusi i Gjibraltarit një enklavë në jug të Spanjës që është nën kontrollin britanik që nga shekulli i 18-të dhe mënyra e kontrollit të kufirit me Spanjën kanë qenë pika të nxehta mosmarrëveshjeje që nga largimi i Britanisë nga BE-ja.
Bëhet e ditur se zyra e Jashtme britanike ka thënë në një deklaratë se marrëveshja do të mbrojë sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe autonominë e saj ushtarake, si dhe të ardhmen ekonomike të Gjibraltarit.


