• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SHPEJTËSIA, TEK PARAKALIMET E GABUARA/ Gjobiten 1683 shoferë në Vlorë! 16 në pranga e në hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA SHPEJTËSIA, TEK PARAKALIMET E GABUARA/ Gjobiten 1683 shoferë në Vlorë! 16 në pranga e në hetim

10 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të masave të ndërmarra për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të menaxhuar fluksin në zonat turistike, strukturat e Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor.Kontrollet janë fokusuar në parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë bregdetin.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar dhe po hetohen penalisht 16 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, janë vendosur 1683 masa administrative për shkelje të tilla si tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

‘Gjithashtu, janë vënë 1683 masa administrative, për shkelje të tilla si: tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvënia e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.’-thuhet në njoftimin e policisë. 

Strukturat e Policisë Rrugore do të vijojnë kontrollet e shtuara gjatë gjithë sezonit veror në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon jetën në rrugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON MESAZHIN E RUBIOS/ Ambasada amerikane në Tiranë: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm
Previous article MASAKRA NË AUSTRI/ Konfirmohen 10 viktima, autori një ish-nxënës që kishte braktisur shkollën; përdori dy armë për të qëlluar

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT