• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDESHJA SHQIPËRI-SERBI/ Proda mesazh për Policinë e Shtetit: Mirënjohje për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat
Home
Aktualitet
Kronikë

NDESHJA SHQIPËRI-SERBI/ Proda mesazh për Policinë e Shtetit: Mirënjohje për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat

8 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi.

Në mesazhin e tij Proda shpreh mirënjohje për të gjithë angazhimin dhe profesionalizmin që treguan efektivët e policisë.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi.

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve.

Puna juaj e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit.

Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv.

Bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror.

Faleminderit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA E 31-VJEÇARIT/ Zbardhet motivi i konfliktit mes komshinjve në Allias
Previous article JOZI HARRON LOREDANËN? Puthje dhe përqafime me vajzë 'misterioze'

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT